Problemi që po e bllokon transferimin e Granit Xhakës te Roma
Arsenali dhe Roma nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshje në bisedimet për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka.
Kjo sipas ‘Corriere dello Sport’, e cila potencon se dy klubet po refuzojnë të merren vesh për çmimin e Xhakës, gjë që po e bllokon transferimin, transmeton Periskopi.
‘Football.london” shton se Xhaka tashmë ka arritur marrëveshje personale, 5-vjeçare, me ‘Giallorossët’, por kjo ishte raportuar javën e kaluar dhe ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
‘Topçinjtë’ kanë refuzuar një ofertë prej 14 milionë eurove dhe thuhet se po kërkojnë 19 milionë euro për shërbimet e tij.
Raporti nga Italia potencon se ‘Arsenali dhe Roma e dinë se marrëveshja është afër por asnjëra nuk dëshiron të bëjë përpjekje ekstra financiare për ta kompletuar atë.’
Jose Mourinho është trajneri i ri i Romës, pasi u largua nga Tottenhami në prill, dhe njihet si admirues i Xhakës pas komenteve në të kaluarën ku ai e përshkroi atë si ‘njeriu kryesor’ i Arsenalit. /Periskopi.com/