Problemet që shkakton te fëmijët përdorimi i telefonit para gjumit

Problemet që shkakton te fëmijët përdorimi i telefonit para gjumit

Por përdorimi i telefonave celularë dhe tabletit para gjumit mund të ketë efekte të dëmshme te të vegjlit.

Një studim i ri sugjeron se përdorimi i telefonit në kohën e gjumit bën që fëmijët të flenë më pak dhe të jenë shumë të lodhur ditën tjetër, duke shkaktuar pasoja serioze në shëndetin e tyre.

Fëmijët nga mosha gjashtë deri në trembëdhjetë vjeç kanë nevojë për rreth 9 -11 orë gjumë.
Dr.Ben Carter, i cili udhëhoqi studimin tha për MailOnline: “Gjumi është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve dhe të rriturve të shëndetshëm”.

Studiues nga Kolegji King në Londër shqyrtuan 20 studime që përfshinin 125,198 fëmijë me një moshë mesatare 14 që treguan se ekzistonte një lidhje mes përdorimit të pajisjeve elektronike dhe sasisë së pakët të gjumit, cilësisë së keqe dhe gjumit të tepruar gjatë ditës.

Në kontrast me këtë, fëmijët që nuk përdornin tablet apo telefon natën bënin një gjumë më të mirë.

Një gjumë i keq mund të çojë në pasoja afatshkurtra dhe afatgjata në shëndet si obezitet, imunitet i reduktuar dhe shëndet mendor i dobët.

 

Shpërndaje në: