Probleme të shpeshta fizike, Chiesa shkon në Austri për kontrolle mjekësore
Federico Chiesa fluturon për në Austri për të bërë një kontroll të rëndësishëm rreth gjurti të tij.
Sulmuesi i Juventusit vendosi të vizitojë profesorin Fink, i njëjti që i operoi gjurin e majtë në vitin 2022, për jë konsultë për gjurin e tij të djathtë.
Edhe pse ai kreu vizita menjëherë pas sfidës ndaj Interit të cilat përjashtuan ndonjë dëmtim, Chiesa vendosi të bëjë një tjetër kontroll në Austri.
Gjendja fizike e tij e shqetëson shumë 25-vjeçrin italian. Kështu, Chiesa do të dinte të mësonte rreth situatës së tij shqetësuese në Austri.
Përpara ndalesës në San Siro, me daljen e hershme të fituar nga Juventus, Chiesa tashmë kishte pësuar një tjetër shqetësim në Europa League ndaj Freiburg. Dy episodet që ndodhën brenda pak javësh, ishin një zile alarmi për italianin dhe kështu konsulta jashtë vendit ishte e detyrueshme për të.