Probleme me viza – Dy lojtarët e Argjentinës mund të mungojnë në ndeshjet e ardhshme
Lionel Scaloni mund të ketë dy mungesa të papritura për miqësoret e radhës të Kombëtares së Argjentinës, pasi mbrojtësit Lisandro Martinez dhe Cristian Romero nuk kanë marrë akoma vizën për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Dje i priste delegacioni argjentinas që ndodhet në Miami, por për shkak të çështjeve burokratike nuk kanë mbërritur letrat për të autorizuar hyrjen në tokën amerikane.
Argjentina do të luajë kundër Hondurasit dhe Xhamajkës, përkatësisht të premten më 23 dhe të martën më 27 shtator.