Probleme me gjumin? Asnjëherë mos hani ushqim djegës
Nëse në mes të natës zgjoheni nga ankthi, në të cilin dikush ju ndjek me sharrë motorike, duhet të mendoni nëse në mbrëmje keni ngrënë ushqim djegës dhe të mos e bëni më një gabim të tillë.
Ekzistojnë dëshmi që shujtat djegëse, të cilat i keni ngrënë pak para se të bini në gjumë, mund të shkaktojnë ëndrra të çuditshme, transmeton Telegrafi.
“Në fakt, cilado shujtë që e konsumoni para fjetjes mund të shkaktojë më shumë ëndrra për shkak se ngrënia në mbrëmje e rrit aktivitetin dhe temperaturën e organizmit”, thotë Dr. Charles Bai, i cili merret me çrregullimet e gjumit në klinikën e Cleveland.
Organizmi i zgjuar mund të sjellë deri tek aktiviteti më i madh i trurit, gjë që shkakton një fazë më të gjatë të ‘REM’-gjumit. Çdo 90 minuta arrin një fazë ‘REM’, e cila është pjesë standarde e gjumit.
Kur njerëzit ëndërrojnë më shumë, e një gjë e tillë ndodh në ‘REM’-faza, truri bëhet aktiv sikur kur jeni i zgjuar, ndërsa sytë lëvizin nën kapakë.
Ankthet gjithashtu ndodhin vetëm gjatë ‘REM’-fazave, e për shkak se bëhet fjalë për ëndrra me emocione negative, ato e shqetësojnë gjumin dhe ne më lehtë i kujtojmë ëndrrat e këqija.