Prizreni mposht Pejën, siguron finalen e Superkupës së Kosovës
Prizreni luan në finalen e madhe të Superkupës së Kosovës, pasi mposhti skuadrën e Pejës.
Pejanët ishin të pafuqishëm të merrnin një fitore ndaj Prizrenit, përkundër se vinin në një formë të mirë, shkruan Periskopi.
Prizrenasit fituan takimin e sotëm me rezultatin 96:85.
Në finale, skuadra nga jugu pret fituesin mes Yllit dhe Trepçës.
Ylli dhe Trepça luajnë sonte me fillim nga ora 19:00. /Periskopi/