Prizren: Policia gjen municion të kalibrit të panjohur, nisin hetimet

Prizren: Policia gjen municion të kalibrit të panjohur, nisin hetimet

Në komunën e Prizrenit është gjetur municion i kalibrit të panjohur dhe granata dore, shkruan Periskopi.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë rasti është nën hetime.

“Prizren 10.09.2024-23:20. Ankuesi  mashkull kosovar ka hasur në një kuti metali ushtarake, brenda së cilës kishte disa krehër me municion të kalibrit të panjohur dhe tri granata dore të prodhimit të panjohur. Lidhur me rastin njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr 11 krehër me municion, gjithësej 54 plumba dhe tri granata dore. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Shpërndaje në: