Prizren: Polici bëhet për spital nga një i dyshuar që kishte dy urdhërarreste

Prizren: Polici bëhet për spital nga një i dyshuar që kishte dy urdhërarreste

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në Prizren.

Atje, një polic është sulmuar pasi kishte ndaluar një person që kishte dy urdhër arreste aktive.

Njoftimi:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS ZYRTARE

Rr. 5 Maji, Prizren / 11.03.2025 – NN. Një zyrtar policor mashkull kosovar derisa ka qenë me kolegët e tij në kryerje të detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar derisa ishin duke i bërë verifikimin pasi që i njëjti figuronte në listën e personave të kërkuar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në vuajtje dënimi pasi që kishte dy urdhër arreste aktive lëshuar nga Gjykata. Viktima ka pranuar tretman mjekësor .

Shpërndaje në: