Prizren/ Aktakuzë kundër dy personave për sulm dhe kanosje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër dy personave, F.D. (1972) dhe F.D. (1992), për veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, më 9 shkurt 2025, në Prizren, të pandehurit kanë sulmuar dhe kanosur dy persona, A.M. dhe M.J., pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme për publikime në rrjetet sociale.
I pandehuri i parë ka përdorur forcë fizike ndaj të dëmtuarve, ndërsa i pandehuri i dytë ka sulmuar M.J. dhe e ka kanosur me fjalë kërcënuese.
Prokurori i çështjes ka kërkuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./Periskopi/