Pritshmëritë e larta ndaj të tjerëve janë rrënjët e çdo problemi në jetën tuaj
Të qenët jorealist e të paturit pritshmëri të mëdha mund të rezultojë lënduese. Kjo është një sjellje e rrezikshme sipas psikologëve, sepse pritshmëritë e larta janë pikërisht rrënjët e çdo problemi në jetën tuaj. Në një moment apo tjetër do t’ju duhet të zbrisnit nga retë dhe të ktheheni me këmbë në tokë. Fusha e dashurisë është ajo e “minuara” kur vjen puna tek lëndimet dhe këto të fundit vijnë pikërisht prej pritshmërive. Shpesh akuzojmë djemtë gjithë kohën se atyre nuk u intereson, nuk na kuptojnë dhe nuk kanë asnjë ide rreth dashurisë. Por mund të jeni ju, AJO që jeni gabim. E vërteta është që ne i thyejmë zemrën vetë vetes përmes pritshmërive jorealiste.
Ne vendosim rregulla, standarde por asnjëherë nuk u themi partnerëve se cilat janë këto të fundit. Ky lloj i të menduarit nxit keqkuptime. Mungesa e realitetit dhe e komunikimit na mban në këtë cikël konstant të zhgënjimit. Përcaktojini pritshmëritë nga realiteti në botën reale dhe jo në kokën tuaj.