Pritjet për të dalë te Dheu i Bardhë shkojnë deri në 50 minuta, në Merdare deri në gjysmë ore

Pritjet për të dalë te Dheu i Bardhë shkojnë deri në 50 minuta, në Merdare deri në gjysmë ore

Ngarkesat më të mëdha në pikat kufitare për të dalë nga Kosova këtë mëngjes janë te Dheu i Bardhë ku pritjet shkojnë 40 deri në 50 minuta.

Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pas Dheut të Bardhë më e ngarkuar është Merdarja ku pritjet shkojnë nga 30 deri 35 minuta, ndërsa në Jarinje pesë deri në 10 minuta.

Ndërsa, në pikat tjera kufitare pritjet janë të zakonshme nga tre deri në pesë minuta.

Shpërndaje në: