Pritje të gjata në pikë-kalimin kufitarë në Merdarë për të dalë nga Kosova
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për fluksin e automjeteve në pikë-kalimet kufitare në Kosovës.
Sipas kësaj qendre për dalje nga Kosova pritjet në pikë-kalimin Kufitar Merdarë janë nga 120 deri në 150 minuta.
Në Muçibabë pritjet për dalje nga Kosova janë 30 minuta derisa më qetë është në Jarinje kur pritjet rezultojnë të jenë deri në 10 minuta.
Kurse te Dheu i Bardhë pritjet për dalje nga Kosova janë 03-05 minuta.