Priti dy penallti dhe dërgoi Iranin në Kupën e Azisë për herë të parë në histori, portierja e Iranit akuzohet se ishte burrë

Priti dy penallti dhe dërgoi Iranin në Kupën e Azisë për herë të parë në histori, portierja e Iranit akuzohet se ishte burrë

Zohren Koudaei, portierja e Kombëtares së Iranit, është akuzuar se është burrë nga Federata Jordaneze e Futbollit.

Akuzat vijnë pas fitores së Iranit kundër Jordanisë në shtator. Dy Kombëtaret po sfidoheshin në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Azisë në konkurrencën e grave që luhet vitin e ardhshëm.

Irani triumfoi pas 11-metërshave, 4-2, me Koundaein që bëri dy pritje brilante. Si rezultat, Irani fitoi një vend në Kupën e Azisë për herë të parë në histori, transmeton Periskopi.

Me postimin në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter, presidenti i Federatës Jordaneze të Futbollit, Princ Ali Bin Al-Hussein, publikoi një letër ku kërkoi për hetim zyrtar në lidhje me seksin e Koundaeit.

Letra zbulon se Federata Jordaneze dërgoi një kërkesë për verifikim gjinie të Koudaeit në shtator, e cila më vonë u refuzua nga AFC.

Në përgjigje, Asociacioni Jordanez i Futbollit ka kërkuar hetim nga një panel i ekspertëve të pavarur mjekësor.

Letra gjithashtu potencon se Irani ka ‘histori të keqe me problemet me gjininë dhe dopingun.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: