Pritet rritje e madhe e çmimit të barnave

Pritet rritje e madhe e çmimit të barnave

Pritet rritje e ndjeshme e çmimeve të barnave. Lajmin e ka dhënë Petrit Vasili, kryetar i grupit të LSI, ish-ministër i Shëndetësisë. Sipas Vasilit, rritja e çmimeve do të vijë si pasojë e një koncensioni të ri të pullës së barnave që qeveria  ka planifikuar ta miratojë në Kuvend. 

“Me koncesionin që do të miratojë qeveria, – tha Vasili dje në rrjetet sociale, –  pulla do të kushtojë nga dhjetra deri mijëra herë më shtrenjtë. Thënë më thjeshtë: nga 6 lekë të vjetra mund të arrijë edhe deri në 31 mijë lekë të vjetra, pra rritje rreth 5 mijë herë. Kjo, pasi pulla e barnave tash e tutje do kushtojë sa 2.4% të çmimit të shitjes me pakicë. Grabitje kjo që nuk është parë gjëkund. Kjo është taksa direkte më abuzive mbi shëndetin, që do paguajnë qytetarët.”

Vasili e analizoi me detaje sesa e lartë do të jetë kjo rritje për shqiptarët dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të tërhiqej nga kjo taksë e shëndetit.

JA MESAZHI I PLOTE:

Në programin e punimeve të Kuvendit është futur përsëri nga qeveria miratimi i koncesionit të pullës së barnave.

Pulla aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra. Me koncesionin, që do të miratojë qeveria, pulla do të kushtojë nga dhjetra deri mijëra herë më shtrenjtë. Thënë më thjeshtë: nga 6 lekë të vjetra mund të arrijë edhe deri në 31 mijë lekë të vjetra, pra rritje rreth 5 mijë herë.

Kjo, pasi pulla e barnave tash e tutje do kushtojë sa 2.4% të çmimit të shitjes me pakicë. Grabitje kjo që nuk është parë gjëkund. Kjo është taksa direkte më abuzive mbi shëndetin, që do paguajnë qytetarët.

Shëndetësi falas nuk pati jo e jo, por për më zi akoma, po shtojnë dhe taksa të rënda si kjo e pullës, që i bën shqiptarët të paguajnë akoma më shumë për barnat.

Kryeministri nga ligji i dekoratave edhe tërhiqet, por kur vjen puna te ligjet, që u hanë lekët dhe i varfërojnë qytetarët dhe pasurojnë të tjerët me koncesione, ai nuk tërhiqet kurrë.

Tërhiqu kryeministër, kurseja vetes të paktën këtë gjynah, që lidhet me shëndetin.

Shpërndaje në: