Pritet që tenistëve ruse t’u pamundësohet pjesëmarrja në Wimbledon
Tenistëve rusë u është ndaluar pjesëmarrja në garën prestigjioze të Wimbledonit këtë vitë, ka thënë një burim për sajtin e lajmeve të sportit, Sportico, përcjell Periskopi.
Këtë muaj, komiteti britanik që organizon garën për çdo vit tha se është në bisedime me qeverinë britanike në lidhje me pjesëmarrjen e lojtarëve nga Rusia dhe Bjellorusia.
Ky vendim do të ua pamundësonte pjesëmarrjen në garën e sivjetshme tenistit numër të dy të botës, Daniil Medvedev, dhe tenistit tjetër rus që është renditet i teti në botë, Andrey Rublev.
Komiteti tha se vendimi do të publikohet në muajin maj.