Prishtinë: Një gruaje ia vjedhin zigjirin e arit nga qafa, Policia kap të dyshuarën

Një situatë e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku një grua duke përdorur forcën ka kryer një grabitje ndaj një gruaje tjetër, raporton Periskopi.
Sic njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën ‘’UÇK”, në Prishtinë, ku e dyshuara i ka grabitur një zingjirë ari nga qafa.
‘’Nga njësite policore të stacionit Qendra është arrestuar një e dyshuar për veprën “grabitje”, që ka ndodhë sot rreth orës 17:30, në rrugën “UÇK”, në Prishtinë, ku e dyshuara A.M (femër), me forcë viktimës (femër) i ka grabitur një zingjirë ari nga qafa’’, njofton Policia.
Policia informon se pas përfundimit të veprimeve procedurale me vendim prokurorit të shtetit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë./Periskopi/