Prishtinë: I dyshuari e sulmon me veturë zyrtarin policor

Prishtinë: I dyshuari e sulmon me veturë zyrtarin policor

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në Prishtinë.

Një i dyshuar është arrestuar pasi e kishte goditur me veturë zyrtarin policor.

Njoftimi:

Prishtinë / 04.02.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti fillimisht nuk kishte respektuar urdhrin për ndalim i cili ishte dhënë nga zyrtari policor, e më pas dyshohet se qëllimisht me veturë ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: