Prishtinë: Gruaja raporton se një person i dha djalit të saj të mitur substancë narkotike – arrestohet i dyshuari
Një grua ka raportuar se një burrë i ka dhënë substancë narkotike djali të saj të mitur në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajte.
Raporti i plotë:
INTOKSIMI I PERSONIT TJETËR ME SUBSTANCA NARKOTIKE
Hajvali, Prishtinë 22.07.2024, 20:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e kishte marr me veturën e tij djalin e saj viktimën mashkull kosovar të mitur dhe i kishte dhënë për të konsumuar substancë narkotike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.