Prishtinë/ Arrestohet pasagjeri që tentoi të kryente pagesën me para falso në një taksi

Njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë arrestuar një person të dyshuar për falsifikim parash.
“Personi i dyshuar u arrestua vetëm pak minuta pasi kemi pranuar informatën se i njëjti ka tentuar të kryente një pagesë me para të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në momentin e arrestimit personi i dyshuar ishte në një taksi (pasagjer), ku dhe ka tentuar të fshehë paratë e falsifikuara (rreth 3000 euro që ishin kartmonedha 200 prej eurosh), të cilat janë gjetë dhe sekuestruar nga ana e policisë”, vijon njoftimi.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth rastit ndërkohë që personii dyshuar është dërguar në mbajtje./Periskopi/