Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për 7 raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për 7 raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura

Sot nga Hetuesit policor të  Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në së paku shtatë raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura, njofton policia.

Sipas policisë, raste këto të ndodhura kohëve të fundit në kryeqytet.

“Ndaj personit të  dyshuar me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Aktualisht po vazhdon puna hetimore në koordinim edhe me Hetuesit Rajonal, për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarit edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: