Prishtina sot përballet me Inter d’Escaldes në “Elbasan Arena”, këto janë formacionet zyrtare

Sot luhet ndeshja e dytë mes Prishtinës dhe skuadrës nga Andora, e vlefshme për fazën e barazhit për kualifikime në Champions League.
Prishtina do të kërkojë fitoren me çdo kusht për të ecur tutje në ligën më prestigjoze evropiane, transmeton Periskopi.
Këto janë formacionet zyrtare:
Prishtina: Nika; B. Krasniqi, Bekteshi, Dellova, Mici; Shabani, Lilaj, Boshnjaku, E. Krasniqi: Hoti, Kryeziu.
Inter d’Esclades: Gomea; Arias, Garcia, Luna, Ruiz; Hueso, Moreno, Mendy; Armengol, Fonullet, Solduga.