Prishtina shpartallon të dobëtit nga San Marino, siguron rrethin tjetër parakualifikues të CL: Ja me kë ndeshet

Prishtina shpartallon të dobëtit nga San Marino, siguron rrethin tjetër parakualifikues të CL: Ja me kë ndeshet

Prishtina ka siguruar një fitore të madhe në ‘Elbasan Arena’ me rezultat 2-0 kundër Folgores së San Marinos, shkruan Periskopi.

Fillimisht Endrit Krasniqi kaloi skuadrën nga kryeqyteti i Kosovës në epërsi me një gol në minutën e 51-të.

Fitoren Prishtinës ia vulosi Mendurim Hoti me një shënim në minutën e parë të kohës shtesë.

Në rrethin e dytë preliminar, Prishtina do të ndeshet me skuadrën nga Andorra, Inter Club d’Escaldes, e cila mposhti HB Torshavn në përballjen tjetër që kishte filluar në të njejtën kohë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: