Prishtina shkund Dritën në kryeqytet, Trepça 89 e fortë për Llapin, vetëm barazim për Ballkanin kundër Gjilanit

Prishtina shkund Dritën në kryeqytet, Trepça 89 e fortë për Llapin, vetëm barazim për Ballkanin kundër Gjilanit

Kanë përfunduar tri ndeshjet e Superligës me planprogram të sotit (e mërkurë).

Ballkani nuk ka arritur të nxjerr më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Gjilani.

Skuadra nga Suhareka kaloi në epërsi në minutën e 76-të përmes Zekës, por nikoqirët barazuan menjëherë përmes Nikac, shkruan Periskopi.

Pas këtij barazimi, Ballkani grumbullon 45 pikë në pozitën e parë, një më shumë se Drita, e cila u mposht 2-0 në përballjen tjetër nga Prishtina.

Bekteshi shënoi për epërsinë e parë të prishtinasve në minutën e 17-të, para se Bardhoku të realizonte për 2-0, që ishte edhe rezultati final. Pas kësaj fitoreje, Prishtina ngritet në kuotën e 41 pikëve në vendin e tretë, katër më pak se lideri Ballkani.

Në takimin tjetër, Trepça 89 mposhti si nikoqire Llapin me rezultat minimal, 1-0.

Darëish realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 44-t.

Me këtë fitore, mitrovicasit grumbullojnë 28 pikë dhe renditen në vendin e pestë, ndërsa Llapi është në pozitën e shtatë me 23 pikë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: