Prishtina pushtohet nga refugjatët sirianë (Video)

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë pas mesnatës, Prishtina është vërshuar nga dhjetra refugjatë sirianë.

Periskopi ka siguruar një video, ku shihen sirianët teksa ecin rrugëve të Prishtinës rreth orës 02:00 të natës. Ata janë xhiruar afër Qendrës për Regjistrimin e të Huajve në kryeqytet.

Periskopi mëson se bëhet fjalë për 22 sirianë, të cilët tashmë janë vendosur në Qendrën e Strehimit për Refugjatë në Magure të Lipjanit.

Nuk dihet se nga kanë ardhur apo edhe si kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Shihni pamjet:

Shpërndaje në: