Prishtina pritet të bëhet me polici të veten/ Emërohet drejtori i Policisë së Kryeqytetit

Prishtina pritet të bëhet me polici të veten/ Emërohet drejtori i Policisë së Kryeqytetit

Policia e Kosovës ka bërë disa ndryshime në qeverisjen e Policisë në Prishtinë.

Majori Bekim Bislimi është emëruar në pozitën Drejtor i Drejtorisë së Kryeqytetit.

Kurse, Fatmir Balaj që deri tani ka shërbyer si komandant i Njësisë Speciale Operative, është transferuar në pozitën e komandantit të Stacionit Qendra.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës për gazetën Reporteri.

“Referuar kërkesës suaj informoheni se, bazuar në strukturën organizative, vlerësimet, dhe nevojat policore, janë lëshuar vendime për dy zyrtar të PK-së për sistemim në pozitë, për Major Bekim Bislimi – Drejtor i Drejtorisë së Kryeqytetit dhe Kapiten Fatmir Balaj – Komandant i Stacionit Policor Qendra në Prishtinë.”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Emërimi i major Bislimit do të thotë se po funksionalizohet Policia e Kryeqytetit.

Paralajmërimi i formimit të Policisë së Kryeqytetit ishte bërë edhe nga drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Hoxha kishte thënë se projekti parasheh që të themelohet një drejtori e veçantë për Prishtinën me “një strukturë unike”, që përfshin njësi të trafikut, njësi të reagimit të shpejtë e njësi të hetimeve.

Policia e Kryeqytetit synohet të bëhet sivjet, drejtori i PK: Prishtina qytet i ngarkuar me aktivitet kriminal

Shpërndaje në: