Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Numërimi i votave po vazhdon në disa komuna të Kosovës. Prishtina sot deri në orën 13:00 kishte arritur të numëroj 160 kuti nga 258-të sa janë në tërësi. Sipas KQZ-së, janë numëruar më shumë se 83% e vendvotimeve në të gjithë komunat e vendit.
160 kuti të votave janë numëruar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, janë kryer nga ekipet e numërimit.
E në pritje për numërim kanë mbetur edhe mbi 80 kuti të tjera.
I gjithë procesi i votimit sipas anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor në këtë qendër pritet të përfundojë të enjten me ndërrimin e dytë.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir
“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri në mesditën e së mërkurës janë numëruar më shumë se 83% e vendvotimeve apo më shumë se 2,100 nga 2,533”, ka thënë Elezi.
Përveç komunës së Prishtinës, numërimi i votave për kandidatë po vazhdon edhe në komunat më të mëdha si Peja, Gjakova e Prizreni.