Prishtina pret në shtëpi skuadrën norvegjeze – mësohen çmimet e biletave

Prishtina është e vetmja skuadër kosovare që po vazhdon të garojë në arenën ndërkombëtare.
Të udhëhequrit nga trajneri Ramadani arritën të kalojnë skuadrën uellsiane Connah, kurse në raundin e radhës do të kenë një kundërshtarë më të vështirë, përcjell periskopi.
Është skuadra e Bodo/Glimt ajo që do të udhëtojë për në ‘Fadil Vokrri’. Para ndeshjes, skuadra e Prishtinës ka lëshuar një njoftim duke zbuluar çmimet e biletave si dhe vendet ku mund të blihen ato.
E rëndësishme për t’u cekur është ajo se tifozët nuk mund të sigurojnë biletë nëse me vete nuk kanë një dokument identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë).
Më poshtë periskopi ua përcjell njoftimin e plotë të FC Prishtinës. /Periskopi/