Prishtina përforcohet me një qendër, Berisha vishet ‘bardh e kaltër’

Prishtina përforcohet me një qendër, Berisha vishet ‘bardh e kaltër’

KB Prishtina ka njoftuar për përforcimin e radhës, dhe duket se e ka marrë shumë seriozisht sezonin e ri.

Skuadra nga kryeqyteti nuk ishte në nivelin më të mirë të mundshëm në edicionin që kemi lënë pas, por tani synon të rikthehet si skuadra më e mirë në vend.

Prishtina ka nënshkruar marrëveshje me basketbollistin kosovar, Arbër Berisha, i cili do ta mbulojë pozitën e qendrës, përcjell Periskopi.

Ditë më parë Prishtina kishte njoftuar edhe për rinovimin me snajperistin Meriton Ismaili.

Kësisoj, ‘bardh e kaltrit’ synojnë që të rikthejnë titullin e kampionit në kryeqytet, aty ku ishte për shumë vite. /Periskopi/

Shpërndaje në: