Prishtina ndan rrugët me trajnerin Cavalli

Prishtina ndan rrugët me trajnerin Cavalli

Klubi futbollistik Prishtina ka njoftuar se ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin francez,  Jean-Michel Cavalli.

Prishtina përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook kanë treguar arsyjet e largimit.

Sipas tyre, gjendja e tij shëndetësore  është shkaku  kryesor i këtij zhvillimi.

“Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas një marrëveshjeje të përbashkët, FC Prishtina ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jean-Michel Cavalli.E falënderojmë trajnerin Cavalli për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub, duke i uruar shëndet të plotë dhe shumë suksese në të ardhmen, si në aspektin personal ashtu edhe profesional.Merci, Mr. Cavalli!”, thuhet në njoftimin e Prishtinës në Facebook./Periskopi/

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: