Prishtina mposht Dritën pas vazhdimeve dhe ecën tutje në Kupën e Kosovës
Prishtina ka triumfuar minimalisht, 1-0, si nikoqire e Dritës, në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Kupës së Kosovës në futboll.
Rezultati pas 90 minutave lojë ishte 0-0, me ndeshjen që u desh të shkonte në vazhdime, shkruan Periskopi.
E në minutën e 106-të të takimit, Boshnjaku realizoi atë që doli të jetë goli i fitores për kryeqytetasit.
Kujtojmë se gjilanasit e mbyllën ndeshjen me dy përjashtime, teksa u ndëshkuan dy lojtarë mysafirë me të kuq në minutat 117′ dhe 120+4′.
Kështu, Prishtina vazhdon tutje në Kupë, teksa në fundjavë – saktësisht të shtunën – është nikoqire e Drenicës, e cila demoloi sot Ulpianën 4-0.
Edhe Drita fillon stinorin e ri në Superligë të shtunën, teksa pret në shtëpi Llapin. /Periskopi.com/