Prishtina mezi ia kthen borgjet disa futbollistëve, tre të tjerë në pritje të shlyerjes së obligimeve

Prishtina mezi ia kthen borgjet disa futbollistëve, tre të tjerë në pritje të shlyerjes së obligimeve

Klubi Futbollistik “Prishtina” është detyruar t’i paguajë borxhet ndaj ish-futbollistëve, të cilët e kishin paditur klubin në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe kishin fituar lëndët në lidhje me mos zbatimin e kontratave të ‘firmosura’.

Disa nga futbollistët tashmë kanë marrë paratë dhe borxhi është shlyer në tërësi, derisa disa të tjerë janë në pritje e sipër.

Armend Thaqi, Labinot Ibrahimi dhe Dijar Miftaraj kanë marrë paratë e pretenduara, ndërkohë që një pjesë të vogël kanë vendosur që t’ia falin klubit, për të mos e dëmtuar në procesin e licencimit për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare, raporton ekskluzivisht Gazeta “Sheshi”

Në pritje për të ju shlyer borxhin janë edhe futbollistët e tjerë Ahmet Haliti, Meriton Korenica dhe Ahmed Januzi. 

Gjashtë futbollistët e kishin paditur FC Prishtinën në Federatën e Futbollit të Kosovës, teksa pas shumë tentimeve më në fund kanë arritur që t’i marrin paratë e tyre nga kontratat e nënshkruara.

Klubi kryeqytetas kishte rrezikuar seriozisht mos licencimin në rast të mos kryerjes së këtyre obligimeve.

Shpërndaje në: