Prishtina merr fitoren e radhës, Llapi mbetet prapa
Me rezultat 2-0 FC Prishtina ka arritur që të marrë pikët e plota në shtëpi ndaj KF Llapit.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, ku fillimisht Besnik Krasniqi në minutën e 30-të zhbllokoi rezultatin e ndeshjes, shkruan lajmi.net.
Ndërsa vetëm katër minuta më vonë, Alban Shillova, i dhuroi epërsinë e dyfishtë klubit nga kryeqyteti.
Llapi në anën tjetër nuk tregoi diçka për t’u vlerësuar nga kjo ndeshje.
Me këtë fitore, “Plisat” janë në vendin e dytë me 47 pikë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e 7-të me 26 të tilla.
Takimi tjetër i cili u zhvillua në të njëjtin orar mes FC Gjilanit dhe Arbërisë, përfundoi me rezultat 1-1./Lajmi.net/