Prishtina merr fitore komode në udhëtim kundër Ulpianës
Prishtina ka marrë një fitore të lehtë në Lipjan, kundër skuadrës së Ulpianës.
Skuadra e Ibrakoviq mori fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur Ulpianën 0:3, shkruan Periskopi.
Kryeqytetasit ishin më të mirë në të dyja pjesët dhe kjo bëri që ata të marrë tri pikë me vete.
Fillimisht në këtë ndeshje golin e gjeti Leotrim Kryeziu, në minutën e 34’ të takimit, pas një asistimi nga G.Mankenda.
Epërsinë e dyfishoi Besnik Krasniqi në minutën e 57’, nga pika e bardhë e penalltisë, penallti të cilën e fitoi Leonit Abazi.
Kurse, për rezultatin final u përkujdes Kryeziu që shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 85′, shkruan Periskopi.
Para fundit të ndeshjes, Santos u ndëshkua me karton të kuq, pas intervenimit të VAR, për ndërhyrjen ndaj Krasniqit. Ai mungon tani për dy ndeshje.
Prishtina tashmë ngritët në kuotën e 24 pikëve për pozitën e pestë në tabelë, kurse Ulpiana ka 17 pikë në pozitën e shtatë.
Kjo është fitorja e dytë radhazi për Prishtinën, që tashmë është katër pikë larg Gjilanit (por me një ndeshje më shumë të luajtur). /Periskopi/