Prishtina kualifikohet për fazen eliminatore të Uefa Champions League, pasi që ka eliminuar Inter d’Escaldes
Sapo është mbyllur ndeshja mes Prishtinës dhe Inter d’Escaldes, ndeshje e vlefshme për fazen preliminare të Uefa Champions League.
Kampionët e Kosovës kanë arritur të fitojnë ndeshjen me rezultatin 2 me 0, transmeton Periskopi.
Golat u shënuan nga Krasniqi në minutën e 45-të dhe 58-të duke i dhënë edhe fitoren skuadrës së Ramadanit.
Një super paraqitje nga Endrit Krasniqi i cili sonte bëri gjithçka për skuadrën e tij.
Prishtina është kualifikuar për fazën eliminatore të Uefa Champions League, ku pritet të ketë një kundërshtarë të kalibrit të fortë./Periskopi