Prishtina ia ndalë hovin Ballkanit, e mposht në Suharekë – Feronikeli shkelë Llapin
Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, të cilat u luajtën në kuadër të javës së 27-të, shkruan Periskopi.
Prishtina ka regjistruar një fitore të madhe si mysafire e Ballkanit me rezultat minimal, 1-0, falë autogolit nga Armend Thaqi në minutën e 35-të.
Në anën tjetër, Feronikeli me lehtësi ka mposhtur Llapin në Drenas me rezultat 4-0.
Milickovic 44′, 77′ dhe Simonovski 87′ shënuan për t’ia siguruar fitoren ‘Niklit’, ndërsa krejt në fund nikoqirët shënuan edhe një herë.
Pas këtyre dy ndeshjeve të sotme, kështu duket tabela e Superligës së Kosovës. /Periskopi.com/