Prishtina gati e siguron titullin, i duhet vetëm edhe një pikë – Ballkani dhe Drita i bëjnë favor të madh

Prishtina gati e siguron titullin, i duhet vetëm edhe një pikë – Ballkani dhe Drita i bëjnë favor të madh

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 34-t në Superligën e Kosovës.

Prishtina i është afruar edhe më shumë titullit, pasi mposhti Feronikelin me rezultat 2-1, teksa në përballjen tjetër Drita-Ballkani u regjistrua një barazim 1-1, shkruan Periskopi.

Ky rezultat u shkon jashtëzakonisht për shtati kryeqytetasve, të cilëve tash u duhet vetëm edhe një pikë nga dy takimet e ardhshme për ta siguruar edhe matematikisht titullin, pasi kanë 75 pikë, pesë më shumë se Drita në të dytin, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.

Sa i përket pjesës së poshtme të tabelës, duket se do të jetë garë e flaktë deri në fund, me Feronikelin që tash është në pozitën e tetë – që dërgon në barazh – me Arbërinë që poashtu ende ka gjasa mbijetese, pavarësisht se zë pozitën e nëntë, teksa grumbullon 37 pikë, vetëm dy larg zonës që siguron mbijetesën. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: