Prishtina fiton minimalisht kundër Drenicës
Prishtina ka mposhtur Drenicën me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 në Superligë.
Krasniqi realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 83-të, shkruan Periskopi.
Kryeqytetasit me këto tri pikë grumbullojnë 16 pikë dhe zënë pozitën e pestë.
Në anën tjetër, Drenica mbetet në kuotën e 20 pikëve në vendin e katërt. /Periskopi.com/