Prishtina eliminon Ballkanin nga Kupa
Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur Ballkanin 2:0.
Të mërkurën, kryeqytetasit triumfuan në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Ishte ndeshja e parë pas shkarkimit të trajnerit Ismet Munishi.
Ndërkohë, për Ballkanin po thellohet kriza. Ndeshja e pestë radhazi që nuk fiton.
Kreshnik Uka nga penalltia në fund të pjesës së parë dhe Genc Hamiti në minutën e 58-të shënuan për fitoren e Prishtinës.
Prishtinës në gjysmëfinale i është bashkuar edhe Vushtrria e Gjilani. Llapi – Malisheva është duke u luajtur aktualisht.