Prishtina e fortë për Arbërinë
Prishtina ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur Arbërinë në javën e 29-të të Superligës së Kosovës.
Kryeqytetasit i shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë, dhe si duket këta gola mjaftuan që të arkëtonin tre pikë ndaj skuadrës së Arbnor Morinës.
Leonit Abazi shënoi në min (5’), i ndjekur nga mbrojtësi në formë, Besnik Krasnqi i cili shënoi nga penaltia në min (15’).
Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se Drita dhe dy më shumë se Ballkani.
Rezultati përfundimtar, Prishtina 2-0 Arbëria.