Prishtina e dobët në Europa League| Vetëm barazim me ekipin nga Luksemburgu

Periskopi.com Sporti

Prishtina ka arritur që të nxjerrë vetëm një barazim pa gola me skuadrën nga Luksemburgu Fola Esch në kuadër të rrethit të parë të Kualifikimeve për Europa League, shkruan Periskopi.

Pas zhgënjimit që shkaktoi dje Drita duke humbur thellë ndaj skuadrës që rënditet e 10-a në Suedi, Malmoe, tashmë edhe Prishtina nuk ka bërë punë të mirë duke marrë vetëm barazim me skuadrën që kishte përfunduar e treta në kampionatin e Luksemburgut.

Prishtina ka luajtur me ekipin më të mirë në këtë ndeshje, e udhëhequr nga kapiteni i skuadrës Armend Dallku. Futbollisti tjetër i njohur i kryeqytetasve, Debatik Curri ka qëndruar në bankë gjatë gjithë ndeshjes.

Siç e shihni, një vend si Luksemburgu përfaqësohet në Evropë me tri ekipe, ndërkohë që Kosova zor se do të ngritet për një pozitë më lart me këto paraqitje katastrofale të ekipeve. Vitin e kaluar, shkaku i performancave të dobëta, Liga e Kosovës u nënvlerësua edhe më shumë, me skuadrat që duhej t’i nënshtroheshin fazës preliminare. /Periskopi

Shpërndaje në: