Prishtina e ‘betonuar’ e pa parqe

Prishtina e ‘betonuar’ e pa parqe

Është e vetmja hapësirë e dedikuar për fëmijët.

E sikur në këtë zonë banimi, ndërtime të ngjashme po bëhen thuajse në secilën pjesë të Prishtinës.

Por ndonëse ndërtimet janë shtuar, duket që e njëjta nuk vlen edhe për zona të gjelbra.

“Në këto ndërtime ne po e shohim një mungesë të theksuar të zonave të gjelbra për banorët. Pra shohim betonizim, po në anën tjetër pra fare pak gjelbërim në secilin objekt kolektiv i cili ndërtohet”, thotë Luan Hasanaj nga ’Let’s do it – Ta pastrojmë Kosovën’’

Prandaj nga ‘’Let’s do it – Ta pastrojmë Kosovën’’ kanë një thirrje për institucionet e shtetit.

“Pothuajse në asnjë rast nuk kemi parë kontejnerë të mëdhenj që do shfrytëzoheshin për hedhjen e mbeturinave ndërtimore gjatë procesit të punës. Në këtë rast inspektorati do të duhej të vepronte”, thotë ai.

Lidhur me këtë, qytetarët shprehen të shqetësuar.

“N’vendin ku jetoj unë në Hajvali, aty asnjë park nuk është, i ka afër 20 mijë banorë, asnjë park nuk qëndron. Në mramje po dalin pak për freski po nuk po ka as ku të ecin ose ku të shkojnë”, shprehet banuesi i kësaj lagje.

Ndërsa nevoja për të kaluar pasditet në këto hapësira është e madhe.

Gjatë këtij viti, Komuna e Prishtinës ka lëshuar afër 15 leje për ndërtimin e objekteve shumë banesore me afarizëm.

Po ashtu, Inspektorati i Kryeqytetit  këtë javë ka ndërmarrë veprime për të larguar një tarracë të një lokali në lagjen “Arbëria”, e cila ishte ndërtuar mbi një hapësirë të gjelbër.

Shpërndaje në: