Prishtina dhe Llapi stërvitjet e dimrit i kryejnë në Turqi

Prishtina dhe Llapi stërvitjet e dimrit i kryejnë në Turqi

Sezoni vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës ka përfunduar të dielën e kaluar, derisa skuadrat tanimë janë në pushim dimëror.

Menjëherë në fillim të vitit, të gjitha skuadrat elitare do të rikthehet në aksion për tu përgatitur për stinorin pranveror.

Prishtina dhe Llapi janë dy skuadrat që kanë konfirmuar se fazën përgatitore do ta zhvillojnë në Antalya të Turqisë.

Kryeqytetasit do ta nisin fazën përgatitore më 5 janar, derisa faza e parë do të kryhet në Prishtinë.

Ndërkohë skuadra bardhekaltër ka konfirmuar se më 22 janar do të udhëtojnë në Antalya të Turqisë për fazën përgatitore.

Ashtu si kryeqytetasit edhe Llapi fazën e parë përgatitore do ta fillojë më 5 janar.

Ndërkohë ekipi i udhëhequr nga Tahir Batatina do të marrë rrugë për Turqi më 21 janar ku do të qëndrojnë për disa ditë dhe do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Shpërndaje në: