Prishtina dhe Drita në disavantazh në Conference League, ende pa kaluar as 10 minuta lojë
Drita dhe Prishtina e kanë gjetur veten në disavantazh në ndeshjet e tyre respektive në Conference League, ende pa kaluar as dhjetë minuta lojë, shkruan Periskopi.
Drita e pësoi kundër Feyenoordit në Holandë, me Til që ka shënuar për epërsinë e parë të holandezëve në minutën e shtatë.
Në anën tjetër, Prishtina është duke u mposhtur poashtu 1-0 nga Connahs nga Uellsi, falë një goli nga Insall në minutën e tretë.
Kujtojmë se këto janë ndeshjet e kthimit në kuadër të çerekfinaleve të kualifikueseve në kompeticionin e ri, Conference League. /Periskopi.com/