Prishtina brilante në pjesën e parë, e mbyll intervalin me epërsi kundër uellsianëve

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes që Prishtina është duke e luajtur në ‘Fadil Vokrri’, kundër Connah’s Quay Nomads, shkruan Periskopi.
Ky është takimi i parë, para atij të kthimit në UEFA Conference League.
Sidoqoftë, kryeqytetasit e kanë mbyllur intervalin me epërsi minimale, 1-0.
Bekteshi ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 41-të. /Periskopi.com/