Prishtina – Ballkani, formacionet tregojnë debutime në dy skuadrat
Tashmë janë mësuar edhe formacionet zyrtare për ndeshjen mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dy nga skuadrat më të mira të vitit të kaluar kontestojnë tri pikët.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave luhet me fillim nga ora 17:00, shkruan Periskopi.
Më poshtë mund të shihni formacionet e zgjedhura për këtë ndeshje nga dy trajnerët.
Prishtina: Haxo; B. Krasniqi, Bekteshi, Otanda, Mici, Boshnjaku, Karabeci, Shabani, Hoti, Kryeziu, John. Kryetrajneri: Zekrija Ramadani
Ballkani: Frashëri; Thaqi, A. Thaqi, Sinani, Gashi, Korenica, Baftiu, Kuç, Krasniqi, Hoxha, Zeka. Kryetrajneri: Bekim Isufi /Periskopi/