“Prishja e marrëdhënieve me ndërkombëtarët” / Kurti: Nuk është e vërtetë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar se ka ndonjë përkeqësim të raporteve me ndërkombëtarët.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur nga mediat nëse ka ndonjë përkeqësim të marrëdhënieve me ndërkombëtarët.
“Nuk është e vërtetë”, tha Kurti shkurt.
Ai këtë përgjigje e ka dhënë pasi është mbajtur ceremonia e inaugurimit të objekti të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.
Në ceremoninë inauguruese shiriti është prerë nga kryeministri Kurti, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ushtrues i detyrës së drejtorit të ARC-së, Blerim Camaj.Ky departament tani gjendet në objektin e ish-Rilindjes në kryeqytet.
Kujtojmë se, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, kishte deklaruar se ShBA-ja është e pakënaqur me cilësinë e partneritetit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.Më tej, Hovenier ka shtuar se zbatimi i Rregullorës së BQK-së ka ndikuar në uljen e cilësisë së partneritetit.