Prishet Twitteri: Nuk dihet ende shkaku
Rrjeti social i Internetit Twitter duket se është prishur, me përdoruesit që po e kanë të pamundur t’i shohin postimet e njëri-tjetrit.
Shumë përdorues kanë marrë mesazhe të ndryshme “error”, me shumicën që thjesht kanë pare shënimin ku shkruhej “Diçka shkoi gabim”, shkruan Independent përkthen Periskopi.
Përdoruesi më i famshëm i këtij rrjeti social është presidenti amerikan Donald J. Trump, shumë postime të të cilit konsiderohet se e kanë rrezikuar sigurinë kombëtare të ShBA-ve gjatë tri viteve të fundit.
Megjithatë nuk dihet nëse kjo prishje ka të bëj me këtë gjë, apo me ndonjë problem tjetër teknik. /Periskopi