Prindërit kosovarë ia lënë një emër të çuditshëm fëmijës së tyre në QKUK

Periskopi.com Fun

Prindërit kosovarë kanë lënë gojëhapur të gjithë kur ia kanë vendosur djalit të tyre emrin King, i cili ka lindur në Gjinekologji të QKUK-së. Gazeta Shneta sjellë emrat më të veçantë të këtij viti në klinikën më të madhe në Kosovë

Një fëmijë i lindur gjatë këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, është pagëzuar me emrin King nga prindërit e tij. Kur të rritet, shokët e shoqet do të mund ta thërrasin edhe Mbret, pasi ky është kuptimi i emrit të tij në gjuhën shqipe nga ajo angleze, shkruan Gazeta Shneta.

Objekt i ri për Stomatologjinë, vazhdojnë pritjen klinikat e tjera

Emra si ky të padëgjuar më parë ka edhe të tjerë. Gazeta Shneta ka biseduar me zyrtarët e ofiqarisë në Gjinekologji, të cilët kanë treguar emrat më unik dhe të pazakontë që kanë përzgjedhur prindërit kosovarë gjatë këtij viti.

Përveç emrit King, djemtë e lindur sivjet në Gjinekologji janë pagëzuar edhe me emrin Fron, Mars, Det dhe Ekin. Të gjithë këta emra janë pothuajse të padëgjuar më parë tek fëmijët.

Por po kaq emra të veçantë prindërit iu kanë vënë edhe vajzave. Malëza, Tesnima dhe Sparta janë emrat më të pazakontë në mesin e vajzave të lindura në Gjinekologji.

Viteve të fundit trendi i emrave në Kosovë ka kapërcyer kufijtë duke iu vendosur fëmijëve emra kryesisht me kuptim të huaj.

Shpërndaje në: