Prindërit duan që fëmija i tyre më parë të jetë i suksesshëm sesa i sinqertë

Prindërit duan që fëmija i tyre më parë të jetë i suksesshëm sesa i sinqertë

Sipas një anketimi të ri, një pjesë e madhe e prindërve më parë duan që fëmija i tyre të ketë rrogë të mirë si i rritur sesa të rrihet zemërgjerë apo i sinqertë.

Anketimi me 2,000 prind britanikë ka zbuluar se 1 në 20 prind i dëshiron më shumë suksesin fëmijës sesa lumturinë dhe 1 në 6 të prindërve veçse kanë në mendjen e tyre ndonjë karrierë për fëmijën.

Më shumë se gjysma e prindërve gjithashtu kanë thënë se vazhdimisht u tregojnë fëmijëve se çfarë lëndë të mësojnë në shkollë, në mënyrë që të kenë një karrierë sa më të mirë.

Sidoqoftë, nënat dhe baballarët kanë ide të ndryshme mbi atë se çfarë është një karrierë e dëshirueshme për fëmijën.

Nënat janë më të prira të kenë dëshirë që fëmija i tyre të ndjekë karrierën e inxhinierisë apo industrisë së prodhimtarisë.

Në anën tjetër, baballarët kanë më shumë dëshirë që vajza apo djali i tyre të merret me programim.

Baballarët gjithashtu i kanë favorizuar më shumë karrierat në biznes dhe menaxhment, kontabilitet dhe arsim, ndërkaq asnjëra prej nënave të anketuara nuk ka shprehur dëshiron që fëmija i tyre të punoj si agjent i shitjes.

Shpërndaje në: