Princi Charles që kishte vizituar Kosovën në gjendje dëshpërimi pas intervistës së të birit

Princi Charles që kishte vizituar Kosovën në gjendje dëshpërimi pas intervistës së të birit

Intervista bombastike e Princit Harry dhe Meghan Markle-it me Oprah Winfrey ka pushtuar mbarë botën.

Familja Mbretërore raportohet të jetë në gjendje të rëndë dëshpërimi pas kësaj interviste, ku ndër tjerash pati pretendimet për racizëm dhe ku Princi Harry tregoi se babai i tij, Princi Charles, nuk po ia çelte telefonin më dhe ia kishte ndalur financat.

Princi Charles pritet të bëhet Mbret pas vdekjes së Elizabetës II, e cila është 94 vjeçare dhe ka sunduar më gjatë se çdo monark tjetër britanik, raporton Periskopi.

Princi Charles ishte akuzuar nga babai i të dashurit të Princeshës Diana, e cila kishte qenë gruaja e tij, për aksidentin që i kishte lënë të dy të vdekur.

Në intervistën e fundit, Princi Harry tha se ishte i shqetësuar për “historinë që po përsëriste veten” derisa Meghan – gruaja e tij – po përballej me mbulimin negativ medial – një referencë e qartë kjo me Princeshën Diana.

Kjo intervistë e vuri në dyshim përsëri reputacionin e Princit të Uellsit, Charlesit.

Ai kishte pasur ngritje të popullaritetit kur e kishte shoqëruar Meghanin në altar, dhe kur ngrohtësisht e kishte mirëpritur nënën e saj, Doria Raglandin. Por, gjërat kanë ndërruar përsëri.

Sipas Vanity Fair, një burimi të saj më konkretisht, Princi Charles ishte “në gjendje dëshpërimi” për intervistën e të birit me gruan e tij.

Princi Charles kishte qenë edhe në Kosovë në fund të shkurtit 2016, kur kishte vizituar edhe komunën e Prizrenit me gruan e tij Camilan. /Periskopi

Shpërndaje në: